Raporti i Progresit të KE-së: Maqedonia e Veriut është e përgatitur në fushën e punës në Unionin Evropian Doganor

Maqedonia

Raporti i Progresit të KE-së: Maqedonia e Veriut është e përgatitur në fushën e punës në Unionin Evropian Doganor

Më: 22 tetor 2021 Në ora: 12:08
Foto ilustrim

Maqedonia e Veriut është e përgatitur në fushën e punës në Unionin Evropian Doganor. Legjislacioni doganor është i përshtatur në nivel të lartë me të drejtën e BE-së, ndërsa sistemi elektronik për përpunimin e deklaratave doganore dhe dokumenteve të akcizës është plotësisht funksional, thuhet në Raportin më të ri të Komisionit Evropian për përparimin e shtetit në euro-integrimet. Në këndvështrimin e Unionit Evropian Doganor, në raport theksohet se të gjitha vendet anëtare janë pjesë e Unionit Evropian Doganor të BE-së dhe po i ndjekin të njëjtat rregulla dhe procedura doganore. Kjo kërkon përputhje me legjislacionin, si kapacitetet të duhur për zbatimin e qasjen e sistemeve të përbashkëta elektronike.

Maqedonia e Veriut, sipas Raportit, ka nivel të mirë të parapërgatitjes në këtë fushë. Janë vendosur vija të gjebërta në kalimin kryesor kufitar me vendet e CEFTA-s, duke siguruar qarkullim të pandërprerë gjatë kohës së krizës së Kovid-19. Komisioni rikujton se Maqedonia e Veriut do të ratifikoj Protokollin për eliminimin e tregtisë së palejuar me prodhime të duhanit, të nënshkruar në vitin 2014.

Raporti gjithashtu thekson se është krijuar një njësi e re e hetimit financiar, ndërsa në vijim është edhe trajnimi i stafit. Kontrolli kufitar zbatohet me Serbinë, në pikën kufitare Tabanocë-Preshevë, ndërsa marrëveshja për vendosjen e kontrolleve të përbashkëta kufitare dhe doganore është nënshkruar në qershor të vitit 2021.

Siç thekson Raporti, Administrata Doganore mori pjesë në 13 operacione ndërkombëtare për të luftuar tregtinë e paligjshme të drogës, produkteve të falsifikuara, barnave, pajisjeve mjekësore dhe pajisjeve mbrojtëse, armëve, eksplozivëve, mbeturinave të rrezikshme, të mirave kulturore, duhanit të papërpunuar dhe produkteve të duhanit. Ka marrë pjesë në dy projekte ndërkombëtare, njëri i fokusuar në monitorimin e tregtisë së substancave që përdoren për prodhimin e mjeteve shpërthyese të improvizuara dhe tjetri i fokusuar në menaxhimin e mbetjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat