Ivanovska: Shumë lëndë të anti-korrupsionit janë bllokuar në institucione

Maqedonia

Ivanovska: Shumë lëndë të anti-korrupsionit janë bllokuar në institucione

Më: 25 tetor 2021 Në ora: 11:49
Biljana Ivanovska

Komisioni Anti-korruspion kërkon nga institucionet zgjidhje më të shpejtë të iniciativave, kërkesave dhe rekomandimeve që i dërgon deri tek ta.

Kryetarja e Komisionit, Biljana Ivanovska në pres konferencën e sotme në të cilën foli për vlerësimin e Komisionit Evropian për institucionin që ajo drejton, nënvizoi se shumë lëndë të anti-korrupsionit janë bllokuar në institucione dhe se me muaj po presin përgjigje.

Ajo gjithashtu tha se ende presin përgjigje për iniciativat për shkarkimin e personave përgjegjës dhe ndryshimin e legjislacionit për kufizimin e të drejtave diskrecionale, që do të mundësojë mënyra të drejta të punësimit.

Si dhe ndryshimin e mënyrës së zgjedhjes së drejtorëve dhe anëtarëve të bordeve drejtuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat