​Përfundon numërimi i votave në 10 komuna të Maqedonisë Veriore

Maqedonia

​Përfundon numërimi i votave në 10 komuna të Maqedonisë Veriore

Më: 31 tetor 2021 Në ora: 22:52
Foto ilustrim

Në dhjetë komuna janë përpunuar plotësisht të dhënat nga votimi në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale 2021.

Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në Haraçinë, Ridvan Ibraimi nga BDI-ja ka fituar 50.75 për qind të votave, krahasuar me Melikie Halimin nga LSDM – 47.82 për qind të votave.

Në Bogovinë Besnik Emshi nga BDI fitoi 62.29 për qind, ndërsa kundërshtari i tij nga Aleanca për Shqiptarët Albon Xhemaili 36.36 për qind.

Në Vevçan, Spase Kocovski nga VMRO-DPMNE ka 50.41 për qind të votave, ndërsa Sasho Jankoski LSDM – 46.88.

Në Demir Kapi, Llazar Petrov LSDM fitoi 49.93 për qind të votave dhe Andon Donev VMRO-DPMNE 48.47.

Në Demir Hisar, Nikolla Najdovski VMRO-DPMNE ka 49.75 për qind të votave, ndërsa Stevçe Mitrevski LSDM 46.76.

Në Konçe, Zlatko Ristov VMRO-DPMNE fitoi 49.93 për qind të votave, ndërsa Blagoj Iliev LSDM 48.89.

Në Lozovë, Boshko Cvetkovski VMRO-DPMNE ka 49.94 për qind të votave, ndërsa Aco Velkovski nga LSDM 47.45.

Në Pehçevë, Aleksandar Kitanski VMRO-DPMNE mori 51.20 për qind të votave, ndërsa Slavço Pandurski LSDM 45.98 për qind.

Në Rosoman, Stojan Nikolov nga LSDM ka 53.65 për qind, ndërsa Tihomir Nikollov nga VMRO-DPMNE 44.31 për qind të votave.

Në Çashkë, Goran Stojanovski nga LSDM ka 56.07 për qind, para Suat Shaqirov nga BDI 41.78 për qind të votave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat