Ligji për vetëqeverisje lokale ende përmban emrin e vjetër “Republika e Maqedonisë”

Maqedonia

Ligji për vetëqeverisje lokale ende përmban emrin e vjetër “Republika e Maqedonisë”

Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 22:58
Goran Milevski

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Goran Milevski, në një prononcim për televizionin “Telma”, ka kërkuar nga këshilltarët e rinj nëpër komuna që të respektojnë Kushtetutën si akt më të lartë juridik dhe që emri kushtetues, betimet, të vendosë emri kushtetues Republika e Maqedonisë së Veriut.

Megjithatë, ai pranon se Ligji për Vetëqeverisje Lokale ende përmban emrin “Republika e Maqedonisë”. Për të bërë ndryshimet nevojiten një shumicë prej dy të tretash, gjë që aktualisht është e vështirë për t’u arritur.

“Dhe në ato betime thonë se do të udhëhiqen dhe do të punojnë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet, dhe në këtë rast ende pa filluar punën, shkelin Kushtetutën dhe kjo nuk është mirë.

Unë mund t’i inkurajoj më tej nëse duan të punojnë kështu, por le t’i kthejnë paushallin që do të marrin nga Maqedonia e Veriut, nëse janë kaq konsistent dhe duan të bëjnë diçka, le t’i kthejnë paushallin se nuk vijnë nga Republika e Maqedonisë por nga Maqedonia e Veriut”, thotë Milevski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat