Gjendet i vdekur një shtetas i huaj në “Bogorodicë”

Maqedonia

Gjendet i vdekur një shtetas i huaj në “Bogorodicë”

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 20:48
Ilustrim

Në stacionin policor të Gjevgjelisë dje është raportuar se në orën 08:15, në parkingun e terminalit afër VK “Bogorodicë” në automjetin e udhëtarëve “Hundai” me targa greke, është gjetur i vdekur shtetasi grek S.S. (59).

Mjeku i Emergjencave të Gjevgjelisë e ka konstatuar vdekjen pa gjurmë dhune.

Ndërsa në vendin e ngjarjes kanë kryer inspektim ekipet e SPB Gjevgjeli.

Me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për autopsi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat