Deputeti shqiptar: Do të votojmë për ta rrëzuar Qeverinë e Zaevit

Maqedonia

Deputeti shqiptar: Do të votojmë për ta rrëzuar Qeverinë e Zaevit

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 10:54
Skender Rexhepi

Deputeti i Alternativës Skender Rexhepi, sot para hyrjes në Kuvend, për seancën e mosbesimit të Qeverisë, tha se partia e tyre ka parime konzistente politike dhe se këto parime i realizon konform funksionimit politik.

Ai deklaroi se katër deputetët e Alternativës, sot do të votojnë për rrëzimin e Qeverisë.

“Atë që e kam thënë është qëndrim i Alternativës, se ne asnjëherë nuk do të jemi në një listë të përbashkët me njerëz të cilët janë antishqiptar, anti Nato, anti BE”, tha Rexhepi.

Ai shtoi se opozita e ka obligim ta rrëzojë Qeverinë, ndërsa ka folur edhe për kërcënimet që i ka marrë në momentin kur ka dalë të kundërshtojë marrëveshjen ku përfshihej edhe “E majta”.

Ai tha se të gjitha ato i ka dërguar në polici.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat