Njofton MPJ: Stacioni në Ambasadën e RMV-së në Bern funksionon me kapacitet të plotë

Maqedonia

Njofton MPJ: Stacioni në Ambasadën e RMV-së në Bern funksionon me kapacitet të plotë

Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 13:00
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Jashtme njofton se me kapacitet të plotë funksionon edhe stacioni bazë i vendosur në Ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bern të Konfederatës zvicerane, përmes të cilit mbi 400 qytetarë tanë u pajisën me pasaporta të reja biometrike. Ndërkohë që aplikimet e reja për pasaporta janë duke u proceduar.

Ambasadori, Qenan Ramadani dhe pjesëtarë të diasporës konfirmojnë se procedura e shkurtuar prej gjashtë deri në një muaj ka zgjidhur sfidën më të madhe me të cilën përballeshin qytetarët tanë në Zvicër dhe të punësuarit në Ambasadë.

“Ky projekt po realizohet me sukses! Gjatë muajit të fundit, që nga fillimi i zbatimit të këtij projekti, përmes Ambasadës sonë, mbi 400 bashkëqytetarë tanë kanë marrë pasaporta biometrike”, tha Ambasadori, Ramadani.

Edhe qytetarët tanë që jetojnë në Zvicër tashmë kanë filluar të shërbehen nga ky sistem:

“Kur më thanë pas një muaji, u çudita shumë!”

“Jam shumë i kënaqur me shërbimin tuaj të shpejtë!”

“Për dy javë e gjysmë, pasaporta është gati!” Faleminderit shumë!”

“Jam shumë i kënaqur! Kjo është hera e parë që ndodh diçka e tillë, pra pasaportë e gatshme për dy javë. Është shumë shpejtë!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat