Ministri Filipçe paralajmëron masa shtesë kufizuese

Maqedonia

Ministri Filipçe paralajmëron masa shtesë kufizuese

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 16:16
Venko Filipçe

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe paralajmëron masa të reja kufizuese për personat e pavaksinuar.

Filipçe për “Kanal5” thotë se masat e reja do t’u referohen personave të pavaksinuar.

“Gjatë javës së ardhshme do të diskutojmë për masat e tjera të mundshme shtesë kufizuese që do të zbatohen fillimisht për qytetarët e pavaksinuar.

Duke qenë se tashmë barra më e madhe në sistemin spitalor janë pacientët e pavaksinuar ose zgjerimi i kritereve të hyrjes me të paktën dy vaksina të marra, domethënë imunizimi i plotë për vende të tjera, ngjarje”, thotë Filipçe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat