Pocesta: Presioni i BDI-së ndryshoi rezultatin

Maqedonia

Pocesta: Presioni i BDI-së ndryshoi rezultatin

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 22:49
Bekim Pocesta

Kandidati i Aleancës për Shqiptarët për kryetar të Komunës së Dibrës, Bekim Pocesta ka komentuar procesin e sotëm zgjedhorë në këtë komunë. Pocesta akuzon BDI-në për përfshirje të strukturave të qeverisë në procesin zgjedhorë, ndërkaq thotë se do të bëjnë analizë të procesverbaleve nga vendvotimet.

“Pas dy fitoreve të pastra, edhe në raundin e parë edhe në rivotim, sigurisht që nuk e prisnim këtë zhvillim, duke pasur parasysh vërsuljen e gjithë Qeverisë me gjithë strukturat e veta, na len të dyshojmë se nga arritën ata t’i shtojnë kaq shumë votat e tyre.

Ngelet që të bëjmë analizën e të gjitha procesverbalet, ditën e nesërme të dalim me deklaratë oficiale“, tha Pocesta.

Kundërkandidati Hekuran Duka i BDI-së ka shpallur fitoren dhe kanë filluar festën. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat