Besar Durmishi është kryetari i këshillit në Komunën e Tetovës

Maqedonia

Besar Durmishi është kryetari i këshillit në Komunën e Tetovës

Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 12:45
Besar Durmishi

Komuna e Tetovës ka zgjedhur kryetarin e këshillit në Komunën e Tetovës

Komuna e Tetovës ka mbajtur seancën e parë të Këshillit komunal ku është zgjedhur edhe shumica e re e këshilltarëve, ndërsa për kryesues këshilli është zgjedhur këshilltari i Lëvizjes Besa, Besar Durmishi.

Durmishi mbështetjen e mori nga këshilltarët e OBRM-PDUKM-së, Aleancës për shqiptarët, Lëvizjes Besa dhe nga këshilltarët e nismës “Më mirë për Tetovën”.

Durmishi u votua me 16 vota PËR, asnjë KUNDËR dhe 14 vota të përmbajtur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat