449 raste të reja në Maqedoni, humbin jetën 11 pacientë nga COVID-19

Maqedonia

449 raste të reja në Maqedoni, humbin jetën 11 pacientë nga COVID-19

Më: 20 nëntor 2021 Në ora: 20:32
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga 3.859 testime u regjistruan 449 raste të reja.

Prej rasteve të reja 195 janë në Shkup, Manastir 47, Prilep 19, Kavadar 18, Berovë 17, Kumanovë 16, Koçani 15, Veles dhe Shtip 13, Gjevjgeli 12, Dellçevë 11, Ohër 10, Strumicë 8, Negotinë 7, Vallandova 6, Tetovë, Radovish dhe Resnjë 5, Kriva Pallankë, Kratovë dhe Demir Hisar 4, Kërçovë dhe Bogdanci 3, Strugë, Sveti Nikole dhe Makedonska Kamenica 2, Probishtip, Demir Kapi dhe Pehçevë 1.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 317 pacientë të shëruar dhe 12 të tjerë kanë humbur jetën.

Ndryshe, që nga fillimi i Maqedonisë në Maqedoni janë diagnostifikuar giithsej 211.831 raste me coronavirus, 195.941 prej tyre janë shëruar dhe 7.418 kanë humbur jetën. Momentalisht në Maqedoni ka 8.472 raste aktive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat