5 nga 45 viktimat e tragjedisë në Bullgari, janë nga Tetova

Maqedonia

5 nga 45 viktimat e tragjedisë në Bullgari, janë nga Tetova

Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 14:30
Foto aksidenti

Pesë nga 45 viktimat e tragjedisë në Bullgari, janë nga Tetova, shkruan Alsat.

Në mesin e këtyre pesëve personave është edhe vajza 23-vjeçare, e ishte në Stamboll bashkë me të dashurin e saj nga Kërçova.

Kujtojmë se 45 persona, kryesisht shtetas të Maqedonisë së Veriut, kanë vdekur pasi autobusi në të cilin ndodheshin ata është përfshirë nga flakët në një autostradë në perëndim të Bullgarisë.

Në mesin e viktimave janë 12 fëmijë ndërsa shtatë i kanë mbijetuar aksidentit dhe janë dërguar për trajtim në spitalin e kryeqytetit Sofje, ka thënë Nikolai Nikolov nga Ministria e Brendshme e Bullgarisë, shkruan Alsat-M.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat