“Ishte jetime”, hartimi prekës i njërës prej viktimave: Përse unë nuk kam baba?

Maqedonia

“Ishte jetime”, hartimi prekës i njërës prej viktimave: Përse unë nuk kam baba?

Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 14:31
Albina Beluli dhe i dashuri i saj

Jehona e aksidentit tragjik të Bullgarisë ku humbën jetën më dhjetëra shqiptarë, vazhdon të mbetet e fortë, e dhimbja po ashtu.

Një pjesë e mirë e viktimave në autobusin e vdekjes ishin fëmijë dhe të rinj, që thjesht duhet të shijonin një udhëtim dy ditor në Stamboll në një ditë feste e gëzimi, por që u kthye në tragjedi.

Shumë prekës ishte rasti i çiftit të ri, 27-vjeçarit Gazmend Ukalli nga Kërçova dhe të fejuarës së tij 23-vjeçare Albina Beluli nga Tetova.

Të dy ata u shuan pa asnjë mundësi shpëtimi, ashtu si dhjetëra të tjerë në autobusin që u përfshi nga flakët e dyert iu bllokuan, duke u kthyer në një kurth të madh vdekjeprurës.

Një profesor i Albinës ka reaguar tejet i prekur ndaj ngjarjes, duke kujtuar përkushtimin e saj si nxënëse dhe vuajtjet personale nëpër të cilat vajza kishte kaluar.

“M`u kujtua hartimi yt. M’u kujtua hartimi yt. Ishe në vitin e tretë. Kishe shkruar për babanë që s’e kishe parë kurrë. Në hartim kishe shkruar për vuajtjet tua shpirtërore: Ku e kam babanë? Përse të tjerët kanë baba, e unë jo? Baballarët e shoqeve të klasës shkojnë në mbledhje prindërore, babai im jo? Përse në sofër, ulemi pa babanë?”, ka shkruar ai në Facebook, ndërsa postimin e mbyll në një mënyrë ngjethëse me fjalët: “Një dritë syri, përjetësisht e shuar. Një lot në mollëzën e nënës, përgjithmonë i ngrirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat