Kryeparlamentari malazez viziton Shkupin

Maqedonia

Kryeparlamentari malazez viziton Shkupin

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 08:40
Aleksa Beçiq

Kryeparlamentari malazez në Shkup.

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi sot do të jetë nikoqir i kolegut malazez Aleksa Beçiq.

Xhaferi dhe Beçiq do të realizojnë takim bilateral, ndërsa do të mbajnë fjalime edhe në konferencën rajonale me temën “Përmirësimi i dialogut ndërmjet parlamenteve dhe gazetarëve nga Ballkani Perëndimor”.

Delegacioni malazez, i kryesuar nga Beçiq, do të mbajë takime edhe me kryetaren e grupit parlamentar  për bashkëpunim me Parlamentin e Malit të Zi, Dafina Stojanoska dhe me anëtarët e tij. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat