Inspektorët futen sërish në zyrën e “Besa Trans”

Maqedonia

Inspektorët futen sërish në zyrën e “Besa Trans”

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 17:14
“Besa Trans”

Inspektorët sërish kanë hyrë për të bërë kontrolle në zyret e kompanisë “Besa Trans”, në Shkup autobusi i së cilës u aksidentua në Bullgari e ku mbetën të vdekur 45 qytetarë të Maqedonisë së Veriut, shumica shqiptarë. 

Në bazë të pamjeve të publikuara nga Shkupi, atje inspektorët po kontrollojnë dokumente brenda zyrës.

Para pak çastesh përfaqësues të MPB-së, nga sektori për Kriminalistikë teknike kanë vendosur ngjitëse që mbajnë vulën e këtij dikasteri.

Kjo nënkupton se pronari i këtij agjencioni duhet të paraqitet në këtë sektor për të sqaruar dilemat dhe çështjet e ngritura nga organet kompetente

Ndryshe, 45 qytetarë të Maqedonisë së Veriut humbën jetën, ndërsa shtatë persona të tjerë mbetën të lënduar.

Mes viktimave kanë qenë edhe 12 fëmijë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat