Fillon transportimi i të lënduarve në aksidentin në Bullgari

Maqedonia

Fillon transportimi i të lënduarve në aksidentin në Bullgari

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 10:18
Foto ilustrim

Fillon kthimi në Maqedoni i të lënduarve në aksidentin që ndodhi në “Struma” në Bullgari. Dy të hospitalizuarit e parë do të lirohen sot nga spitali “Pirogov”, ndërsa dy të tjerë më 30 nëntor dhe tjetri më 1 dhjetor. Të lënduarit janë në gjendje të mirë dhe stabile shëndetësore.

Preshevari i lënduar, siç njoftoi dje ministri Osmani, do të dërgohet në Preshenvë, ndësa shtetasit në Maqedonisë në Shkup në organizim të Ministrisë së Shëndetësisë. Të lënduarit së pari do të vendosen te spitalet e vendit dhe më pas do të lëshohen për mjekim në shtëpi.

Osmani tha se trupat pritet të dërgohen javën e ardhshme.

“Pritjet tona janë që javën e arhdhsme, pas përfundimit të identifikimit, mund të pritet e martë ose e mërkurë, me mundësi të lëvizë nëse nuk kompletohet identifikimi. MPJ do të organizojë transportin e të vdekurve. Kemi disa kompani që do të angazhohet rreth kësaj, ndërsa javën e ardhshme presim takim edhe me familjet për t’i respektuar kërkesat e tyre për dhënien e trupave”, tha Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat