Dëgjohen tetë dëshmitarë për aksidentin tragjik në Bullgari

Maqedonia

Dëgjohen tetë dëshmitarë për aksidentin tragjik në Bullgari

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 12:36
Aksidenti

Kryeprokurori i Maqedonisë së Veriut, deklaroi sot se prokuroria ka marrë në pyetje tetë persona dhe se ditët në vijim do të merren në pyetje edhe shumë të tjerë.

Megjithatë nën arsyetimin që të mos dëmtohet procesi i hetimit, nuk dha detaje më të thella.

“Organeve kompetente do tu japim 8 procesverbale nga personat e marrë në pyetje të cilët do të mund të ndihmojnë në zbardhjen e rastit. Hetimet vazhdojnë dhe ne në ditët në vijim do të marrim në pyetje edhe shumë persona të tjerë dhe procesverbalet do tua dërgojmë kolegëve bullgar.

Por duke pas parasysh që të mos dëmtojmë procesin hetimor, ne nuk mund të japim informata më shumë se cilat persona i kemi marrë në pyetje dhe cilët do t’i marrim në ditët në vijim”, tha Joveski

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat