Arrijnë në Shkup dy të lënduarit në aksidentin e autobusit në Bullgari

Maqedonia

Arrijnë në Shkup dy të lënduarit në aksidentin e autobusit në Bullgari

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 12:45
Foto ilustrim

Arrijnë në Spitalin e Shkupit dy nga shtatë të lënduarit nga aksidenti i autobusit më 23 nëntor në Bullgari.

Bëhet fjalë për një paciente 17 vjeçare dhe një pacient tjetër.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se ata do të vendosen në Klinikën për Kirurgji plastike.

Dy prej pesë pacientëve të mbetur do të kthehen më 30 nëntor dhe njëri më 1 dhjetor. Presheveri i cili shpëtoi po ashtu, do të do dërgohet në Preshevë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat