Nuk dihet ende se kur do të transportohen trupat e viktimave në Maqedoni të Veriut

Maqedonia

Nuk dihet ende se kur do të transportohen trupat e viktimave në Maqedoni të Veriut

Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 13:28
Pamje nga aksidenti tragjik në Bullgari

Pasi Prokuroria e Maqedonisë së Veriut dorëzoi dje në prokurorinë bullgare analizat e ADN-së nga familjarët e viktimave, procesi i identifikimit të trupave është në proces e sipër.

Varësisht nga kjo do të dihet se kur do të transportohen trupat e viktimave të aksidentit të 23 nëntorit.

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka deklaruar sot se është në komunikim të vazhdueshëm me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Bullgarisë dhe se nuk di saktë se kur do të transportohen trupat e viktimave, megjithatë sipas tij pritet që kjo të ndodh javën e ardhshme.

Osmani tha se sot do të komunikojë me familjet e viktimave për ti konsultuar rreth transportit të trupave të familjarëve të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat