Kovaçevski: Do të kandidoj për kryetar të LSDM-së, jam i gatshëm të ndërmarr përgjegjësi

Maqedonia

Kovaçevski: Do të kandidoj për kryetar të LSDM-së, jam i gatshëm të ndërmarr përgjegjësi

Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 14:46
Dimitar Kovaçevski

Zëvendësministri aktual i Financave, Dimitar Kovaçevski gjatë ditës së djeshme vërtetoi se do të kandidojë për kryetar të LSDM-së.

Ai në intervistën e tij për MIA theksoi se është i gatshëm të ndërmerr përgjegjësi, por siç thotë ai, LSDM është parti e madhe dhe aty ka shumë persona të aftë që mund të jenë kandidatë.

“Pa dallim nëse ka kandidatë të tjerë, pres debat politik dhe zgjedhjen e udhëheqësisë që do të thotë energji të re për partinë, por edhe për shtetin. Në këtë proces është shumë e rëndësishme ta përforcojmë dhe motivojmë secilin anëtar që të bashkohet te ndryshimet. Besoj se me strategjinë e re dhe riorganizimin e partisë”, tha Kovaçevski.

Ai tha se me komunikimin e tij përpiqet ta bashkojë anëtarësinë dhe se partisë i nevojiten të gjithë.

“Do të duhet të mësohemi me kritika ndaj njëri tjetrit. Gjithashtu duhet të respektohemi dhe të mos harrojmë për veprat. Funksionarët e tashëm dhe të tanishë të cilët për një periudhë të caktuar kanë kontribuar për qytetarët duhet të respektohen nga udhëheqësia. Unë jam anëtar i LSDM-së nga viti 1994 dhe për gati 30 vjet kam pasur mundësinë të bashkëpunuj me të gjitha udhëheqësitë. Kryetari i ardhshëm duhet të ketë plan se si ta përfshijë dhe sigurojë mbështetjen e tyre”, tha mes tjerash Kovaçevski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat