Sot do të publikohet rezultati nga ekspertiza e aksidentit tragjik në Bullgari

Maqedonia

Sot do të publikohet rezultati nga ekspertiza e aksidentit tragjik në Bullgari

Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 07:25
Foto

Ministrja për Zhvillim Rajonal e Bullgarisë, Violeta Komitova sot pritet t’i publikojë rezultatet e ekspertizës në rrugën Dragiçevo – Dikanja e Poshtme, ku ndodhi aksidenti i rëndë me qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

Nga atje paralajmërojnë se nga raporti pritet të mësohet se nëse sinjalizimi rrugor në autostradën Struma, ku mori flakë autobusi i “Besa trans” Shkup, është shkak për aksidentin.

Për autostradën ku ndodhi incidenti i 23 nëntorit, një numër i madh ekspertësh deklaruan se vendi ishte komprometuar, sepse nuk ishte riparuar që kur është lëshuar në përdorim, në vitin 2007.

Për këtë, ministrja Komitova urdhëroi ekspertizë për aksin rrugor.

Në ngjarjen tragjike, vdiqën 45 shqiptarë nga Maqedonia e Veriut dhe u lënduan 7 të tjerë teksa ktheheshin nga Turqia.

Ende nuk dihet shkaku i zjarrit, ndërkaq autoritetet e hetuesisë kanë njoftuar se ai ka filluar nga pjesa e përparme e autobusit, mbi rezervuarin.

Një javë, viktimat e aksidentit ende nuk janë sjellë në vendin e tyre. Kjo, nga ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani u njoftua se do të ndodh më së voni deri të enjten, më 2 dhjetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat