Ndalesë qarkullimi për kamionë në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit

Maqedonia

Ndalesë qarkullimi për kamionë në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit

Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 08:34
Foto ilustrim

Nga ora 07:15 është vendosur ndalim qarkullimi i automjeteve të rënda në rrugën Kërçovë – Ohër përmes kalimit malor Presekë.

Ndalim qarkullimi për kamionë ka edhe në qafën malore të Strazhës, në rrugën Tetovë – Kodra e Diellit, si dhe në qafën malore Gjavato.

Për llojet e tjera të automjeteve, përdorimi i pajisjeve dimërore është i detyrueshëm, informojnë LAMM.

Në rrugët e tjera qarkullimi zhvillohet në rrugë të lagështa, në disa vende më të larta në rrugë ka mbetje të dëborës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat