Nga sot ndalohet përdorimi i qeseve plastike në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Nga sot ndalohet përdorimi i qeseve plastike në Maqedoninë e Veriut

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 08:34
Ilustrim

Nga dita e sotme është ndaluar me ligj përdorimi i qeseve plastike në Maqedoninë e Veriut.

Do të shiten vetëm qese plastike të biodegradueshme me çmim prej 15 denarëve (24 cent).

Sipas Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinorë, mjetet financiare që do të mblidhen, do të shkojnë në fondin me të cilin do të investohet në mjedisin jetësorë.

Po ashtu nga sot objektet e hotelerisë e kanë të ndaluar të përdorin plastikë në zonat e mbrojtura si në Pelister, Mavrovë, Mali Sharr, etj.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat