Spasovski: Në Ambasadën në Slloveni janë dorëzuar 187 pasaporta, 137 janë dhënë

Maqedonia

Spasovski: Në Ambasadën në Slloveni janë dorëzuar 187 pasaporta, 137 janë dhënë

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 14:14
Oliver Spasovski

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot në mëngjes e vizitoi Ambasadën e RMV-së në Republikën e Sllovenisë, ku në ftesë të ambasadores Suzana Zelenkovska, u njoftua me punën e stacionit bazë për dhënie mobile dhe dorëzim të pasaportave për shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët jetojnë dhe punojnë jashtë vendit.

Siç njoftoi në profilin e tij në Facebook, ministri Spasovski nga ana e ambasadores Zelenkovska është informuar se stacioni bazë në Slloveni është lëshuar në përdorim më 27 shtator të këtij viti dhe deri më tani për pasaporta janë fotografuar 249 persona, deri tek Ambasada janë dorëzuar 187 pasaporta, 137 tani më janë dhënë, ndërsa 62 janë në përpunim në MPB.

“Si përgjigje e kërkesave të qytetarëve, në bashkëpunim me MPJ-në. për herë të parë në përfaqësitë tona diplomatike-konsullore kemi siguruar pajisje me të cilin lehtësohet dhe shkurtohet procedura për përpunimin dhe marrjen e pasaportave.

Në muajin gusht të këtij viti u promovuan nëntë stacione bazë dhe katër mobile, të vendosura në vendet ku është koncentruar diaspora jonë, me çka si rezultat i përpjekjeve të përbashkëta me MPJ-në, e kemi zgjidhur problemin shumë vjeçar të qytetarëve tanë të cilët jetojnë dhe punojnë jashtë vendit, duke ua lehtësuar dhe shkurtuar procedurën e deritanishme e cila mesatarisht ka zgjatur katër deri në pesë muaj, ndërsa në disa raste do të thotë të zvarritet edhe mbi gjashtë muaj”, ka shkruar Spasovski në Facebook.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat