MSH: 69% e personave pozitivë me Covid-19 dhe 79% e vdekjeve janë të pavaksinuar

Maqedonia

MSH: 69% e personave pozitivë me Covid-19 dhe 79% e vdekjeve janë të pavaksinuar

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 16:04
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë publikon analizën e të vaksinuarve, nga rastet pozitive me Covid-19, në periudhën nga 6 gushti deri më 2 dhjetor.

Të vaksinuar janë personat që janë vaksinuar me dy doza dhe kanë kaluar të paktën 14 ditë nga marrja e dozës së dytë të vaksinës.

“Në periudhën nga 06.08-02.12.2021 në territorin e vendit, nga të testuarit me Covid 19 kanë rezultuar pozitivë 60.772 qytetarë, nga të cilët 31% janë vaksinuar plotësisht, pra 19.025 persona. Ka një numër i madh i qytetarëve të pavaksinuar që janë infektuar me Covid 19. Sipas statistikave të muajve të fundit, 41.747 qytetarë, pra 69% e të infektuarve pozitivë me Covid-19 nuk janë vaksinuar.

Vdekshmëria tek të pavaksinuarit është drastikisht më e lartë, tregon analiza. Në periudhën 06.08-02.12.2021 nga numri i përgjithshëm i vdekjeve me Covid-19, 79% kanë qenë të pavaksinuar, ndërsa 21% kanë qenë të vaksinuar. Sipas analizave, viktimat kanë pasur disa sëmundje kronike të kombinuara”, thuhet në Analizën e MSH-së.

Nga MSH u bëjnë thirrje qytetarëve që të vaksinohen se vetëm në këtë mënyrë do të arrijmë imunitet kolektiv dhe do të parandalojmë përhapjen e mutacioneve SarsKov2./

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat