Hoxha: Kjo ditë ka qenë ndër ditët më të rënda në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Hoxha: Kjo ditë ka qenë ndër ditët më të rënda në Maqedoninë e Veriut

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 18:41
Arianit Hoxha

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Besa, Arianit Hoxha, u ka shprehur ngushëllime familjarëve që humbën më të dashurit e tyre nga aksidenti tragjik në Bullgari.

“Mërzi dhe lot!

Kjo ditë ka qenë ndër ditët më të rënda në Maqedoninë e Veriut. Dhjetra miq, familjar dhe shok po u japin lamtumirën e fundit viktimave nga aksidenti tragjik në Bullgari.
Lusim Zotin që personat që ndërruan jetë të jenë në parajsë, familjarëve Zoti t’ua shtojë durimin dhe i forcoftë për të përballuar më lehtë këtë tragjedi.

Për të qetësuar shpirtërat e gjithëve sa më shpejt kjo tragjedi të zbardhet, e vërteta të del në shesh dhe çfarë do lloj lëshimi i bërë duhet të përmbyllet me mbajtje të përgjegjësisë,”
shkroi Hoxha përmes profilit të tij në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat