Kallëzim Penal kundër një personi të punësuar në Muzeun e Manastirit

Maqedonia

Kallëzim Penal kundër një personi të punësuar në Muzeun e Manastirit

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 19:16
Foto ilustrim

Policia e Manastirit sot ka dorëzuar kallëzim penal kundër një personi zyrtar i cili është i punësuar në Muzeun e Alfabetit Shqip Manastir, njoftojnë nga MPB.

Sot, (03.12.2021) SPB Manastir në Prokurorinë Themelore Publike Manastir, ka dorëzuar kallëzim penal kundër A.N. nga Manastiri.

“I denoncuari, si zyrtar, drejtor i Institucionit Kombëtar – Muzeu i Alfabetit Shqiptarë në Manastir, në periudhën nga viti 2015 deri në vitin 2020, në mënyrë të përsëritur ka vepruar në kundërshtim me Ligjin për Prokurimin Publik dhe Ligjin për Muzetë dhe ka lejuar disa persona që të përfitojnë pasuri në mënyrë të paligjshme.

Dhe me këtë e ka dëmtuar buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në vlerë të përgjithshme prej 4.128.551 denarë”, njoftojnë nga MPB.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat