Sadiki: Nëse kjo tragjedi nuk zbardhet, do të ketë shumë pasoja

Maqedonia

Sadiki: Nëse kjo tragjedi nuk zbardhet, do të ketë shumë pasoja

Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 12:09
Azem Sadiki

Kreu i Komunës së Studeniçanit, Azem Sadiki, mëngjesin e sotëm ka folur për televizionin bullgar “BTV” në lidhje me me aksidentin tragjik në autostradën Struma të Bullgari, ku 16 nga 45 viktimat ishin prej Komunës së Studeniçanit.

“Fatkeqësisht komuna jonë ka numrin më të madh të të vdekurve në aksident. Ishte një ditë shumë e trishtuar. Familjet arritën të varrosnin më të dashurit e tyre që humbën jetën në aksidentin e rëndë në trafik. Le të mos ndodhë më kurrë”, tha Sadiki.

Ai tha se ka informacione se një i mbijetuar ishte kthyer në autobusin e djegur për të shpëtuar, ndërsa më pas është djegur edhe vetë.

“Për të afërmit dhe për ne si komunë është e rëndësishme që të zbardhet rasti. Ne duam të dimë të vërtetën. Kemi shumë dyshime. Thuhet se autobusi ka qenë pa licencë dhe duhet të zbulohet se çfarë është bartur në autobus dhe nëse ka pasur ndonjë gjë të kundërligjshme. Mendimi ynë është se njerëzit nuk kanë vdekur nga aksidenti, por nga zjarri në vetë autobus. Kemi informacione se një fëmijë ka arritur të zbresë nga autobusi, është kthyer për të shpëtuar një familjar dhe është djegur. Nëse kjo tragjedi nuk zbardhet, do të ketë shumë pasoja. Shpresa është që Bullgaria është anëtare e BE-së dhe do të ketë hetime të drejta dhe kjo është kërkesë edhe e familjeve edhe e neve si komunë”, tha Sadiki.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat