Mickovski paralajmëron doktrinë të re, LSDM: Në Vmro rikthehen miqtë e Gruevskit

Maqedonia

Mickovski paralajmëron doktrinë të re, LSDM: Në Vmro rikthehen miqtë e Gruevskit

Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 19:43
Hristijan Mickovski

VMRO DPMNE paralajmëron doktrinë të re politike dhe angazhimin politik të kuadrove të reja që do të zbatojnë këto parime, gjithmonë në përpjekje për t’u rikthyer në pushtet.

Doktrina do të miratohet në Kongresin e partisë, të paralajmëruar për më 12 dhjetor, ku pritet të rizgjidhet për një mandat të ri kryetari aktual Kristijan Mickovski. Po në këtë kongres do të vendoset se si do të vazhdojë veprimi politik opozitar deri në caktimin e zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare.

Nga përfundimi është edhe doktrina e re. Ju ftoj ta lexoni kur të miratohet nga Kongresi dhe pasi të shtypet.

Pas kongresit do të ketë edhe ndryshime strukturore në vetë organizimin e partisë, në kryesinë. Kështu që kjo është ajo që bën VMRO DPMNE në drejtim të përgatitjes për zgjedhej të parakohëshme dhe të shpejta parlamentare”, u shpreh kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat