Maqedonia me mbi gjashtë mijë raste aktive me COVID-19

Maqedonia

Maqedonia me mbi gjashtë mijë raste aktive me COVID-19

Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 09:47
Foto ilustrim

Gjatë ditës së djeshme u regjistruan 355 raste të reja nga 3.042 teste dhe 15 të vdekur.

Po ashtu u regjistruan edhe 2.308 pacientë të shëruar prej të cilëve329 janë vetëm dje, ndërsa të tjerë 1.980 janë raste administrative të shëruara nga periudha 16.09 – 31.10.2021. Me këtë numri i rasteve aktive nga tetë mijë ra në gjashtë mijë raste.

Deri tani në Maqedoni janë bërë gjithsej 1.481.925 testime për coronavirus.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë është 217.025, ndërsa 203
325 prej tyre janë shëruar dhe 7.631 kanë humubr jetën./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat