OBRM-PDUKM: Qeveria u vonua me ngrirjen e çmimeve

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Qeveria u vonua me ngrirjen e çmimeve

Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 11:08
Foto ilustrim

Nëpërmjet një kumtese të OBRM-PDUKM-së thuhet se qeveria ka ngrirë çmimet pasi u shtrenjtua gjithçka.

“Qeveria nuk zgjidh asjgë, për këtë shkak qytetarëve do t’u rritet çmimi i energjisë elektrke. Sipas informacioneve jozyrtare, Elemi kërkon rritje prej 20%, por ka mundësi shtrenjtimi të jetë më i madh për shkak se Mepso kërkon rritje prej 40%.

Për vetëm një muaj mungesë të energjisë elektrike u shpenzuan 40 milionë euro, ndërsa trendi i shpenzimit duke marrë parasysh situatën aktuale me kapacitetet energjetike do të vazhdojë”, thonë nga kjo parti.

Ata shtojnë se nuk as qymur dhe se kjo qeveri nuk mund të dalë nga kriza ekonomike dhe energjetike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat