Regjistrohen 276 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Maqedonia

Regjistrohen 276 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 14:03
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë njofton se se gjatë 24 orëve të fundit nga 2.720 testime janë regjistruar 276 raste të reja me coronavirus.

Prej rasteve të reja 130 janë në Shkup, Manastir 35, Prilep 17, Ohër 14, Kumanovë 13, Shtip 10, Kavadar 9, Strumicë 7, Kriva Pallankë 6, Tetovë 5, Koçani, Sveti Nikole dhe Probishtip 4, Veles dhe Resnjë 3, Gjevgjeli, Negotinë dhe Bogdanci 2, dhe nga 1 në Kërçovë, Gostivar, Strugë, Radovish, Dellçevë dhe Makedonski Brod.

Gjatë 24 orëve të fundit po ashtu janë regjistruar edhe 249 pacientë të shëruar dhe 10 persona kanë humbur jetën.

Që nga fillmi i pandemisë në Maqedoni janë diagnosrifikuar gjithsej 217.301, ndërsa prej tyre 203.574 janë shëruar dhe 7.641 kanë humbur jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat