Elmi Aziri: ASh asnjëherë nuk i braktisi partnerët e koalicionit

Maqedonia

Elmi Aziri: ASh asnjëherë nuk i braktisi partnerët e koalicionit

Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 14:46
Elmi Aziri

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Elmi Aziri nuk mendon se ata ishin problemi që Alternativa vendosi t’i bashkohet shumicës parlamentare.

Sipas tij, ASh asnjëherë nuk i ka larguar apo braktisur partnerët e koalicionit dhe është aty, ku ka qenë edhe më parë dhe ku e kanë vendin.

Aleanca për Shqiptarët asnjëherë nuk i ka larguar dhe braktisur partnerët e saj. Aleanca për Shqiptarët gjithnjë ka qëndruar komfor marrëveshjeve që i ka pasur. Gjithnjë ka qëndruar në pozicionet që i ka ndërtuar së bashku me partnerët e koalicionit. Edhe në këtë moment që ne flasim, ne jemi aty ku ishim para një jave, para dy jave, në zgjedhje parlamentare dhe pas zgjedhjeve parlamentare dhe do të vazhdojmë të mbetemi aty ku e kemi vendin”, tha Aziri.

Dzke komentuar prishjen e koalicionit me AAA-në, ai tha se ishte kjo parti që vendosi barriera shumë të forta mes partnerëve të koalicionit.

“Veprimet e fundit të Alternativës kanë vendosur barriera shumë të forta mes neve dhe atyre. Ata ishin me neve dhe faktikisht u larguan dhe zgjodhën një anë tjetër”, shtoi Aziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat