Trajanov: Nuk bëj tregti për shumicë të re parlamentare

Maqedonia

Trajanov: Nuk bëj tregti për shumicë të re parlamentare

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 16:30
Pavle Trajanov

Deputeti i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov thotë se parimi i tij është parimor dhe se nuk mbështet transferimin e deputetëve dhe se nuk merr pjesë në tregtitë për shumicë të re parlamentare ose zgjerim të shumicës aktuale.

Deklarata e tij vjen si reagim ndaj deklaratës së kreut të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski i cili tha se në koalicionin e LSDM-së ka të pakënaqur dhe se këtë ia kanë thënë atij.

Më vjen keq që dy partitë politike më të mëdha nuk mund të ndërtojnë qëndrim të përbashkët rreth interesave kruciale shtetërore duke përfshirë këtu edhe proceset eurointegruese. Në kushte kur kemi sinjale serioze se së shpejti do të nisin bisedimet për anëtarësim të vendin në BE, më së pakti na nevojitet krizë politike dhe jostabilitet”, tha Trajanov.

Ndryshe dje kryeministri Zaev kisht takim me partnerët e koalicionit dhe i njoftoi për marrëveshjen me Alternativën. Sipas informacioneve të takimit, ka pasur debat për vendosjen e ministrive të reja pa resor që do të kënaqin partnerët tjerë qeveritar.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat