Efikasiteti i procesit arsimor, Bexheti takon drejtorët e shkollave fillore dhe çerdheve

Maqedonia

Efikasiteti i procesit arsimor, Bexheti takon drejtorët e shkollave fillore dhe çerdheve

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 18:12
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i komunës së Sarajit Blerim Bexheti bashkë me sekretarin z. Shabani dhe përfaqësuesit e njësisë për Arsim në Komunën e Sarajit z. Rexhepi dhe z. Ameti, sot mbajtën mbledhjen e radhës me të gjithë drejtorët e shkollave fillore dhe çerdheve të cilat operojnë në këtë komunë.

Në këtë mbledhje u diskutua për gjendjen e tashme dhe zhvillimin e mëtutjeshëm të shkollave.

Si dhe per realizimin e pikave të programit zgjedhorë për 4 vitet e ardhëshme.

Që për qëllim kanë përmirësimin dhe digjitalizimin e kushteve për zhvillim efikas të procesit arsimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat