Zbulohen lëndë narkotike në Gjevgjeli, arrestohet një person

Maqedonia

Zbulohen lëndë narkotike në Gjevgjeli, arrestohet një person

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 20:28
Foto ilustrim

Mëngjesin e sotëm është ndaluar një 41-vjeçar nga Gjevgjelia, tek i cili është zbuluar lëndë narkotike.

Policët e Departamentit për tregti të paligjshme me drogë dhe armë në Gjevgjeli kanë arrestuar K.P. (41) nga Gjevgjelia.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, të kryer me urdhër të gjykatës, iu gjet dhe u sekuestrua lëndë pluhuri kafe, disa shiringa me mbetje të lëngshme dhe disa kuti tabletash.

Ai është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzimi përkatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat