Arsovska: Nëse vendosim transport publik falas, nuk do të jetë efikas

Maqedonia

Arsovska: Nëse vendosim transport publik falas, nuk do të jetë efikas

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 23:39
Foto ilustrim

Kryetarja e Bashkisë së Shkupit, Danella Arsovska për Kanal 5 tha se vendosja e transportit falas publik do të bëhet në mënyrë graduale dhe se nëse vendoset tani, nuk do të jetë efikas.

“Transporti falas do të vendoset në mënyrë graduale. Madje edhe të vendosim nëse Komuna e Shkupit të vendos shumën për transport publik, nuk do të ketë efikasitet, për shkak se do të rritet numri i qytetarëve që do të shfrytëzojnë transportin publik”, tha Arsovska.

Ajo shtoi se me këtë nuk ka kapcitet dhe nuk do të jetë transport cilësor.

“Për pensionistët është e domosdoshme të ketë transport falas publik çdo ditë”, tha mes tjerash Arsovska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat