Nikolla Dimitrov në Gjermani: Perspektiva evropiane është ngjitësi i cili i bashkon forcat progresive në rajon

Maqedonia

Nikolla Dimitrov në Gjermani: Perspektiva evropiane është ngjitësi i cili i bashkon forcat progresive në rajon

Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 17:48
Nikolla Dimitrov

Politika e zgjerimit si mjet më i rëndësishëm i veprimit të jashtëm të Bashkimit Evropian dhe dosja eurointegruese e Maqedonisë së Veriut si vendimtare për besimin e Unionit ishin temat e takimeve të sotme në Berlin të zëvendëskryeministrit përgjegjës për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov me sekretarin e përgjithshëm të Shërbimit Evropian të Punëve të Jashtme (ЕЕАС) – Stefano Sanino dhe me sekretarin shtetëror në MPJ-në gjermane, Miguel Berger.

Takimi me sekretarin e përgjithshëm Sanino u mbajt në margjinat e konferencës vjetore të Këshillit ECFR në të cilin marrin pjesë edhe dy bashkëbiseduesit.

Sekretari i përgjithshëm Sanino, siç njoftoi SÇE, ka theksuar se hapi më i rëndësishëm para në politikën e zgjerimit është fillimi i bisedimeve për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë.

Në takim me sekretarin shtetëror Berger ishte riafirmuar mbështetja e fuqishme gjermane për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut.

“Perspektiva evropiane është ngjitësi i cili i bashkon forcat progresive në rajon. Ripërtëritja e besimit në politikën e zgjerimit është e mundur vetëm përmes suksesit në dosjen evropiane të Maqedonisë së Veriut”, ka deklaruar Dimitrovi në takim.

Sekretari shtetëror Berger ka theksuar se Gjermania do të vazhdojë intensivisht të punojë në këtë çështje që është theksuar si prioritet edhe në marrëveshjen e koalicionit të Qeverisë së re.

Në margjinat e konferencës vjetore e ECFR Dimitrovi kishte takim edhe me të sapoemëruarin, kryesues i ardhshëm me Konferencën e Sigurisë së Munihut, diplomati gjerman Kristof Hojsgen i cili do ta trashëgojë ambasadorin Ishinger.

Dimitrovi dhe Hojsgen, siç njoftoi SÇE, kanë biseduar për zgjerimin e BE-së përgjatë prizmit të sigurimit të stabilitetit dhe sigurisë. Në këtë kontekst, kryesuesi Hojsgen e ka theksuar rëndësinë e Marrëveshjes së Prespës si një nga shtyllat e sigurisë rajonale dhe bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë.

Vizita e punës në Berlin do të përmbyllet me takimin e parë me ministren e sapoemëruar për Evropë, Ana Lirman dhe takim në zyrën e Berlinit të tink tenkut Iniciativa Evropiane për Stabilitet (ESI).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat