Mbyllet Spitali Modular në Ohër, pacientët transferohen në Repartin Infektiv

Maqedonia

Mbyllet Spitali Modular në Ohër, pacientët transferohen në Repartin Infektiv

Më: 18 dhjetor 2021 Në ora: 18:15
Foto ilustrim

Është mbyllur spitali modular në Ohër. 19 pacientë me Kovid-19 janë transferuar në repartin Infektiv. Nga spitali i Ohrit u përfol se arsyeja e mbylljes ka qenë për shkak të rrjedhjes së çatisë së objektit, madje spekulohet se ka pasur edhe qark të shkurtër në instalimin elektrik.

Por, drejtori e mohon këtë, dhe thotë se deri më tani nuk ka probleme me spitalin modular.

“Ka pasur paraqitje të lehtë të kondenzimit, si rezultat i ndryshimit në temperaturë. Kjo do të riparohet. Dhe spitali i ri, i cili është me konstruksion solid, që kur është hapur rrjedh, dhe kjo nuk është diçka e tmerrshme. Janë dërguar shkresa, ministri është njoftuar. Rryma është nën tension, rryma nuk është fikur. Nuk është diçka dramatike dhe alarmante. Megjithatë, e dini, pas asaj në Tetovë, pak të ketë diçka, njerëzit bëjnë panik”, tha Goran Balevski-drejtor i spitalit të përgjithshëm Ohër.

Pacientët në objektin e vjetër, i cili është nga viti 1950, do të qëndrojnë deri në rehabilitimin e spitalit modular, për të cilin u njoftua investitori, sepse spitali ishte nën garanci. Problemi është se në objektin e vjetër nuk ka furnizim qendror me oksigjen, ndaj punonjësit janë të detyruar të mbajnë bombola oksigjeni. Stafi mjekësor nuk deshi të flasë publikisht për situatën, por tha vetëm se janë transferuar urgjentisht në ish repartin e infektivit. Nga kjo e hënë përfaqësues të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, erdhën në vend në mision monitorues për punën e spitaleve modulare. Ata kontrollojnë nëse ambientet janë të përshtatshme për trajtimin e pacientëve. Nga OBSH-ja thonë se kjo do të bëhet e ditur pasi të jetë gati raporti i ekspertëve të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat