As Milla Carovska nuk do të jetë pjesë e Qeverisë së re

Maqedonia

As Milla Carovska nuk do të jetë pjesë e Qeverisë së re

Më: 20 dhjetor 2021 Në ora: 11:36
Milla Carovska

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska ka deklaruar se ka marrë vendim që të mos jetë pjesë e Qeverisë së re.

Këtë ajo e bëri të ditur gjatë një vizite në Fakultetin për Shkenca Bujqësore dhe Ushqim.

“Kam sjell vendim që të mos jem pjesë e Qeverisë së mandatarit të ri. Gjatë 5 viteve të kaluara bashkë me ekipin tim kemi krijuar politika në interes të qytetarëve. Unë do të vazhdoj të luftoj sepse besoj në kapacitetet dhe forcën e shtetit, si dhe në forcën e grave”, tha mes tjerash Carovska.

Ndryshe, ditë më parë tërheqjen nga funksioni i ministrit e ka paralajmëruar edhe ministrja e mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska.

Në Ministrinë e Arsimit duhet të emërohet edhe zëvendësministër, kjo pas dorëheqjes së Arafat Shabanit, nga Lëvizja BESA. Zëvendësministër i arsimit do të jetë nga radhët e Alternativës. Partia e Gashit për këtë post ka propozuar Lulzim Aliun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat