Spasovski: Mendoj se nuk duhet të jem pjesë e ekipit të ri në LSDM

Maqedonia

Spasovski: Mendoj se nuk duhet të jem pjesë e ekipit të ri në LSDM

Më: 24 dhjetor 2021 Në ora: 08:47
Oliver Spasovski

Oliver Spasovski tha se nuk e sheh veten si pjesë e ekipit të ri në LSDM. Spasovski thotë se partisë i duhen njerëz me energji të re.

“Unë mendoj se nuk duhet të jem pjesë e ekipit të ri. Duhen njerëz të tjerë, njerëz të ri. Që kanë energji të re dhe vizion të ri, ndërsa ne do të jemi këtu krah për krah për të ndihmuar rritjen e LSDM-së”, tha mes tjerash Spasovski.

Tha se ka raporte të mira me kreun e ri të LSDM-së, Dimitar Kovaçevski. Spasovski tha se është i privilegjuar që edhe ai vjen nga Kumanova, qytet nga është edhe vetë Spasovski.

“Unë kam nder të veçantë që lideri i ri i partisë është nga Kumanova. Jemi të afërt edhe në lidhje familjare dhe relacione që kemi krijuar ndër vite ka kohë që njihemi”, tha mes tjerash Spasovski duke shtuar se kjo nuk duhet të ndikojë në vendimmarrje“, tha Spasovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat