Bekteshi: Nga 1 janari 100 përqind mëditje më e lartë për punë të dielave

Maqedonia

Bekteshi: Nga 1 janari 100 përqind mëditje më e lartë për punë të dielave

Më: 27 dhjetor 2021 Në ora: 14:30
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka njoftuar se me fillim prej 1 Janarit të vitit 2022 do të ketë 100 për qind mëditje më e lartë për punë të dielën në tregti.

“Nga 1 janari 100 për qind mëditje më e lartë për punë të dielën në veprimtarinë e tregtisë!

Nga 1 janari 2022, të gjithë punonjësit që merren me tregti do të kenë mëditje 100 për qind më të lartë.

Sipas ndryshimeve të Ligjit për tregtinë që u miratuan në Kuvend, duke filluar nga 1 janari 2022, të punësuarit në qendrat tregtare, shitësit brenda pikave të karburantit, tregtarët me pakicë me një të punësuar, të cilët do të punojë të dielën, do të marrin dyfishin e pagës ditore, përkatësisht mëditjen e rritur për 100%.

Këta tregtarë do të duhet të paguajnë edhe shtesë prej 2% të fitimit të realizuar në qendrat tregtare gjatë vitit paraprak për punën gjatë të dielave dhe festave, kurse mjetet do të përdoren për ndërtimin e kopshteve të reja për fëmijë”, ka shkruar Bekteshi.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat