Policia shpëton 9 persona që u zhdukën në Kodrën e Diellit

Maqedonia

Policia shpëton 9 persona që u zhdukën në Kodrën e Diellit

Më: 9 janar 2022 Në ora: 14:33
Foto ilustrim

Sot diku rreth orës 10:00, dy tetovarë të moshës 15 dhe 19 vjeç, në SPB Tetovë kanë denoncuar se për shkak të kushteve jo të përshtatshme atmosferike dhe mjegullës së dendur në Kodrën e diellit në afërsi të ski liftit të ri, ku janë ngjitur për skijim, kanë humbur orientimin dhe më pas nuk e kanë ditur se ku gjenden saktësisht.

Policia nga stacioni policor i Kodrës së Diellit dhe ekipe nga “Elem Turs” menjëherë kanë ndërmarr masat dhe kanë gjetur dy tetovarët.

Si dhe 7 persona të tjerë nga Shkupi, Kumanova dhe Kosova, të cilët gjithashtu kishin humbur në atë terren.

9 personat e zhdukur të moshës prej 15 deri në 45 vjet, rreth orës 12:30 minuta janë kthyer shëndosh e mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat