Bekteshi: Bashkia e Shkupit të paguajë faturat e ngrohjes

Maqedonia

Bekteshi: Bashkia e Shkupit të paguajë faturat e ngrohjes

Më: 13 janar 2022 Në ora: 11:36
Kreshnik Bekteshi

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi i bën thirrje Bashkisë së Shkupit dhe komunave të Shkupit që të paguajnë faturat për muajin dhjetor.

Ai për “Sitel” ka bërë të ditur për opinionin se një gjë të tillë nuk e kanë bërë deri më sot.

“Dua t’i bëj thirrje qytetit të Shkupit dhe komunave brenda qytetit të Shkupit që së paku të paguajnë faturat e ngrohjes për muajin dhjetor, sepse deri më sot nuk e kanë bërë këtë.

Minimumi që mund të bëjnë është të paguajnë faturat e ngrohjes qendrore”, ka thënë ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat