Petkov: Ne jemi të detyruar të rikthejmë klimën e mirëkuptimit me Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Petkov: Ne jemi të detyruar të rikthejmë klimën e mirëkuptimit me Maqedoninë e Veriut

Më: 15 janar 2022 Në ora: 18:33
Kiril Petkov

Kryeministri i Republikës së Bullgarisë, Kiril Petkov, ka dhënë deklaratë me rastin e 30 vjetorit të njohjes së pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së atëhershme.

Deklarata e kryeministrit është publikuar në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave në Facebook.

“Sot bëhen 30 vjet nga njohja e pavarësisë së Republikës së atëhershme të Maqedonisë. Më 15 janar 1992, qeveria e Filip Dimitrov ishte e para që mbrojti të drejtën e miqve tanë maqedonas për të pasur shtetin e tyre.

Kështu, Bullgaria ka treguar se dëshiron të ketë marrëdhënie reale të vullnetit të mirë dhe dialogut mes dy vendeve tona.

Sot ne kemi detyrimin të rivendosim klimën e mirëkuptimit mes nesh, sepse së bashku mund të bëjmë më shumë”, tha Kiril Petkov.

Kryeministri bullgar ditën e martë (18 janar) do ta vizitojë Shkupin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat