Pavle Trajanov: Të formohet një Agjenci e pavarur për Luftën kundër krimit dhe korrupsionit

Maqedonia

Pavle Trajanov: Të formohet një Agjenci e pavarur për Luftën kundër krimit dhe korrupsionit

Më: 15 janar 2022 Në ora: 19:28
Pavle Trajanov

Në debatin e sotëm në Kuvend për zgjedhjen e Qeverisë së re të RMV-së, deputeti dhe kryetar i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov, kërkoi formimin e një Agjencie të pavarur për Luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

“Tashmë po flasim për prioritetet programore me kryeministrin e mandatuar dhe para nesh është një program që shpresoj të ofrojë një strategji apo vizion për perspektivat dhe synimet drejt të cilave do të ecim si shtet.

Zhgënjimi dhe pakënaqësia janë të pranishme në çdo hap, por edhe shpresat se është e mundur një kthesë më e mirë. Por duhet të përveshim mëngët dhe të punojmë.

Dua të theksoj vetëm disa prioritete për të cilat duhet të jemi të përkushtuar dhe të japim rezultate.

Së pari, mjafton me fjalime, strategji, platforma për reforma në sistemin gjyqësor, të bëhet një sistem gjyqësor i besueshëm, ligjet të zbatohen për të gjithë.

Për të garantuar një gjykim të drejtë dhe drejtësi, për të rishqyrtuar gjyqet e montuara. Nëse nuk ka drejtësi, nuk ka paqe. Nëse nuk ka siguri juridike, kapitali dhe rinia ikin.

Së dyti, nga e hëna e në vazhdim, një luftë e fortë dhe pa kompromis kundër formave të rënda të krimit dhe korrupsionit të nivelit të lartë.

Së dyti, nga e hëna e në vazhdim, një luftë e fortë dhe pa kompromis kundër formave të rënda të krimit dhe korrupsionit të nivelit të lartë.

Shtatë institucione janë të përfshira në zbulimin dhe luftimin e krimit, por janë partiake, të pakoordinuara, ndaj propozoj një ligj për luftimin e formave të rënda të krimit dhe korrupsionit të lartë, si dhe krijimin e një Agjencie të pavarur për Luftën kundër Krimit.

Së treti, reforma rrënjësore të rregullave zgjedhore. Maqedonia të jetë një zonë zgjedhore kushte ligjore për konkurrencë të barabartë politike.

Së katërti, zbatimi i standardeve dhe reformave evropiane në përputhje me kapitujt për anëtarësimin në BE, pavarësisht se bllokada nga Bullgaria vazhdon”, shtoi Trajanov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat