​Nikolovska: Qeveria ka legjitimitet të plotë, mazhoranca në Kuvend është rritur

Maqedonia

​Nikolovska: Qeveria ka legjitimitet të plotë, mazhoranca në Kuvend është rritur

Më: 16 janar 2022 Në ora: 19:20
Fanica Nikolovska

Qytetarët në zgjedhjet parlamentare të vitit 2020 thanë se në cilin drejtim duhet të lëvizë vendi dhe për shkak të atyre zgjedhjeve ka shumicë parlamentare, tashmë stabile dhe e shtuar, tha deputetja e LSDM-së, Fanica Nikolovska në përgjigjen e seancës së sotme parlamentare për zgjedhjen e qeverisë së re.

“Ne deputetët e zgjedhim Qeverinë, kështu që në përputhje me besimin e qytetarëve, shumica në Kuvend zgjedh Qeverinë, pra legjitimiteti i plotë. VMRO-DPMNE është në opozitë dhe kështu do të mbetet. VMRO-DPMNE u përpoq të formonte një shumicë parlamentare pa zgjedhje dhe dështoi. Pra, për 2.5 vjet do të ketë zgjedhje”, shtoi Nikolovska.

Në seancën për votimin e Qeverisë së re nuk është prezent deputeti i BDI-së Izet Mexhiti, i cili ka konfirmuar se nuk do të votojë për qeverinë e re të Dimitar Kovaçevskit.

Ai nuk ka dashur të sqarojë pse nuk është i pranishëm në seancën parlamentare për zgjedhjen e qeverisë dhe as pse nuk e mbështet atë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat