Gati gjysma e buxheteve komunale janë për paga dhe shpenzime shtesë

Maqedonia

Gati gjysma e buxheteve komunale janë për paga dhe shpenzime shtesë

Më: 18 janar 2022 Në ora: 18:07
Foto ilustrim

Sipas tremujorit të tretë të vitit 2021, gati 49% e mjeteve të komunës shkojnë në paga dhe shpenzime shtesë dhe 18% shkojnë në shpenzime për shërbime dhe mallra.

Bashkia e Shkupit shpenzon rreth 25 mijë denarë për një banor, ndërsa komunat rurale harxhojnë rreth 13.508 denarë për një banor. Komunat urbane rreth 15 mijë denarë për një banor dhe kjo sipas profesorit Trenovski, do të thotë se komunat tjera kanë më pak të hyra për një banor se sa një banor i Shkupit.

“Ajo që duhet të theksohet është dallimi të numër të të punësuarve në të hyrat për paga. Keni komuna që kanë numër të njëjtë të banorëve, strukturë të njëjtë ekonomike dhe kanë dyfish ose trefish më shumë punonjës nga komunat tjera, ku mjetet për paga arrijnë deri në 80 – 85%. Këto komuna shumë vështirë funksionojnë për shkak se nuk u mbesin mjeteve për gjëra të tejra”, tha profesori Borçe Trenovski.

Buxheti i Komunës së Ohrit parasheh 37% të shkojnë në pagë, ndërsa në Gostivar, 47% e mjeteve shkojnë në paga. Tetova është me 49%, Shtipi 42%.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat