Spasovski: Mos i pritni rrëmujat e verës që t’i nxirrni pasaportat e reja

Maqedonia

Spasovski: Mos i pritni rrëmujat e verës që t’i nxirrni pasaportat e reja

Më: 18 janar 2022 Në ora: 20:43
Oliver Spasovski

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski ka dërguar apel deri te qytetarët që sa më shpejtë ta vazhdojnë afatin e dokumenteve për udhëtim që të mos përballen me rrëmuja gjatë kohës së sezonit turistik.

“Dërgoj apel deri te të gjithë qytetarët, që tani t’i kontrollojnë dokumentet e tyre të udhëtimit, nëse kanë nevojë t’i ndërrojnë, atë ta bëjnë tani që të tejkalohen rrëmujat e verës”, ka shkruar Spasovski në Facebook.

Sipas tij, në MPB gjatë muajit janar është rritur numri i kërkesave për nxjerrjen e pasaportave, gjegjësisht mesatarja e deritanishme sipas muajve është 18.000-24.000 kërkesa. Në periudhën prej 5 korrik deri më 31 dhjetor 2021 janë përpunuar 203.442 pasaporta dhe 157.558 letërnjoftime.

“Numrat tregojnë se kapacitetet janë shfrytëzuar deri në maksimum, me orar prej dy turneve dhe gjatë vikendit”, theksoi Spasovski.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat