Rritet numri i të infektuarve me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Rritet numri i të infektuarve me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Më: 19 janar 2022 Në ora: 11:02
Foto ilustrim

Për një të tretën (33,9 për qind) është rritur numri i rasteve të reja me Covid-19 nga 10 deri më 16 janar në krahasim me javën paraprake gjegjësisht janë diagnostifikuar 11.123 nga 45.401 testet e bëra dhe mesatarja e rasteve pozitive ishte 24,4 për qind. Informacionet epidemiologjike tregojnë se vendi gjendet në pik të infektimit dhe prandaj, me rekomandim të Shtabit të përgjithshëm koordinues të krizës, Qeveria ka vendosur që gjysmëvjetori i dytë për rreth 255 mijë nxënës në vend që nesër të fillojë më 1 shkurt.

Sipas raportit javor të Institutit për shëndet publik, nga java e kaluar deri të hënën e kësaj jave, gjysma e të infektuarve (50,6 për qind, përkatësisht 5630) janë nga Shkupi. Grupmosha më e zakonshme në mesin e të infektuarve është 30 deri në 39 vjeç. Ka një rritje të numrit të të sëmurëve në të gjitha grupmoshat, veçanërisht te personat mbi 60 vjeç, me një rritje prej 99,6 për qind dhe tek ata nga 50 në 59 – me një rritje prej 90,3 për qind krahasuar me javën e kaluar. Gjatë javës së kaluar janë raportuar 1247 riinfeksione, që krahasuar me javën e kaluar është një rritje prej 31,8 për qind. Nga gjithsej 96 mostra pozitive të SARS-CoV-2, 57 (59,4%) zbuluan sojin omikron, të zbuluar në shtatë qytete (Shkup, Kavadar, Tetovë, Ohër, Koçan, Veles dhe Gjevgjeli).

Raporti javor i ISHP-së tregon edhe se nga data 10 deri më 16 janar janë shënuar 55 vdekje nga KOVID-19 në 15 qytete, që është 34,1 për qind më shumë se javën e kaluar. Shumica prej tyre janë nga Shkupi (22) dhe janë persona mbi 60 vjeç. 439 persona janë shtruar në spital, një çerek më shumë se java paraprake.

Me 2269 raste të reja me COVID nga dita e fundit, prej të cilëve 1169 janë në Shkup dhe 310 janë riinfeksion, të diagnostikuar me koronavirus në vend që nga fillimi i epidemisë ka arritur në 247 663. Janë 17 218 raste aktive dhe 9167 prej tyre janë në kryeqyteti. Manastiri (1516) ka numër aktiv katërshifror, gati njëmijë (960) janë në Prilep, dhe mbi treqind janë Kumanovë (662), Ohër (548), Kavadar (426), Strumicë (345) dhe Veles (327).

Situata epidemiologjike është përkeqësuar në Ballkanin Perëndimor dhe veçanërisht e vështirë është në Slloveni, Serbi dhe Kroaci, ku dje u regjistrua një numër rekord i të infektuarve rishtazi. Serbia regjistroi 18,006 raste nga 39,740 të testuar, tha ministria e shëndetësisë, pasi kryeministrja Ana Bërnabiç njoftoi një rekord negativ më herët, duke thënë se “numri do të jetë katastrofik”.

Nga pothuajse 40,000 të testuar, 45.3 për qind ishin pozitivë, që do të thotë se pothuajse çdo i dyti person i testuar ishte i infektuar me korona. Në fillim të vitit, në Serbi kishte pak më shumë se 2000 të infektuar në ditë, por numri i të infektuarve filloi të rritet ndjeshëm, gjë që ekspertët e lidhin me tubime masive për të festuar Vitin e Ri.

Rekord absolut ditor prej 8681 rastesh të reja me koronavirus u konfirmua dje në Slloveni, ku shkalla e pozitivitetit arriti pothuajse në 63 për qind. Rritja javore e rasteve të reja është pothuajse 17 për qind.

Në Bosnje dhe Hercegovinë, dje janë regjistruar 3342 persona të rinj të infektuar, nga gjithsej 7529 të testuar për koronavirus. 39 persona kanë vdekur në vend në 24 orët e fundit. Në 24 orët e fundit në Mal të Zi, gjashtë persona kanë vdekur nga koronavirusi dhe janë regjistruar 1814 raste të reja të infektimit. Një person ka vdekur si pasojë e koronavirusit dhe 720 janë pozitivë në Kosovë, ku aktualisht janë 5678 raste aktive.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat